Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore për ekipet mysafire

Të dielën janë luajtur tri ndeshje të javës së 21-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Fitore kanë shënuar skuadrat mysafire.
Kampionia aktuale, Vushtrria, ka fituar në Gjakovë ndaj Vëllaznimit me rezultat 52:31. Luljeta Sopjani me 10 gola ishte më efikasja te vushtrriaset. Edona Radoniqi shënoi 11 gola për Vëllaznimin.
Vushtrria është e katërta me 32 pikë. Vëllaznimi mban vendin e shtatë me 15 pikë.
Skuadra tjetër gjakovare, Shqiponja, ka fituar me rezultat 35:26 ndaj Vjosës në Shtime. Eliza Frrokaj shënoi 8 gola për Shqiponjën. Kurse Vjosa Imeri e Benita Shabani shënuan nga 7 herë për Vjosën. Shqiponja është e gjashta me 23 pikë, derisa Vjosa renditet e 11-ta me 8 pikë.
Kastrioti i Ferizajt fitoi në Deçan ndaj Jusuf Gërvallës me rezultat 32:28. Kastrioti është i pesti me 25 pikë, kurse Jusuf Gërvalla mban vendin e tetë me 14 pikë. Ermira Saliu shënoi 8 gola për ferizajaset, kurse te vendaset 10 gola i realizoi Arjeta Imeraj.