Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore për Ferizajn e Kastriotin

Skuadrat ferizajase kanë shënuar fitore në dy ndeshjet e para të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Fillimisht Kastrioti fitoi në udhëtim ndaj Vushtrrisë me rezultat 31:21, të shtunën.

Bintou Oulare i kishte 11 gola për Kastriotin. Shtatë i shënoi Kosovare Stagova, gjashtë Elza Reçica e pesë Puhiza Gashi.

Burneta Rama ishte më efikasja te Vushtrria me gjashtë gola. Nga katër i shënuan Rina Gubetini, Gentiana Basholli e Albulena Kelmendi.

Ferizaj nuk ka lejuar befasi duke fituar 51:24 ndaj Prishtinës.

Luljeta Sopjani i shënoi 14 gola për Ferizajn. Tetë i kishte Elsa Kongjeli e shtatë Shijesa Zeneli.

Ermira Berisha e Eduarta Kurteshi i shënuan nga gjashtë gola për Prishtinën. Pesë i kishte Angelika Luberecka.

Ferizaj ka vetëm fitore dhe udhëheq në tabelë me 14 pikë. Kastrioti është i treti me 10 pikë. Vushtrria i ka dy pikë në vendin e shtatë, ndërsa Prishtina është e fundit me një pikë.

Të dielën prej orës 16:00 është derbi i xhiros mes Shqiponjës e Samadrexhës.