Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore për Samadrexhën e Vëllaznimin

Të shtunën u luajtën dy ndeshje të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Samadrexha ka dëshmuar se ka synime të mëdha këtë edicion duke fituar si mysafire e Prishtinës me rezultatin bindës, 34:25. Që në pjesën e parë samadrexhaset krijuan epërsi prej tri golash, 17:14.
Arlinda Maloku shkëlqeu te Samadrexha me nëntë gola. Rabia Oz i shënoi tetë. Te Prishtina, Melike Ipçi i kishte tetë gola.
Fitore shënoi edhe Vëllaznimi i Gjakovës. E mposhti skuadrën deçanase, Jusuf Gërvalla me rezultat 32:29. Tri gola ishte dallimi edhe pas pjesës së parë, 15:12.
Rona Zherka i shënoi nëntë gola për Vëllaznimin, ndërsa Elsa Dana i kishte tetë.
Për Jusuf Gërvallën, Nurije Qekaj i shënoi shtatë gola. Nga gjashtë i kishin Dorentina Qufaj e Ardiana Imeraj.

Lajme tjera