Fitore për skuadrat ferizajase

Skuadrat ferizajase kanë fituar ndeshjet e së dielës në Superligën e hendbollisteve. Në kuadër të javës së 21-të, kampioni aktual, Ferizaj, fitoi ndaj Vjosës në Shtime me rezultat 31:28. Albulena Basha shënoi 7 gola, ndërsa 6 i realizoi Albulena Kelmendi për Ferizajn.

Benita Shabani ishte më efikasja te Vjosa me 8 gola. Ferizaj është i katërti me 31 pikë. Vjosa është e 11-ta me 6 pikë.

Një pozitë më poshtë se Ferizaj është Kastrioti. Kastrioti i ka 29 pikë në vend të pestë. Edhe Kastrioti fitoi si mysafir të dielën. E mposhti KEK-un në Obiliq me 25:15. Puhiza Gashi shënoi 7 gola për Kastriotin, kurse Elona Grajçevci kishte 6 gola për KEK-un. KEK-u është i fundit, në kërkim të pikëve të para.

Lajme tjera