Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore për skuadrat vendase

Skuadrat vendase nuk kanë lëshuar pikët në ndeshjet e së mërkurës. Në kuadër të javës së 22-të të Superligës A të hendbollistëve janë luajtur dy ndeshje.
Besa Famgas ka fituar ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultatin 39:23.
Për Besën ishte fitorja e 22-të rresht. Skuadra pejane udhëheq në tabelë me 44 pikë. Kastrioti renditet i treti me 24 pikë.
Fitore të lartë shënoi edhe Vëllaznimi ndaj Drenicës. Rezultati i ndeshjes në Gjakovë ishte 48:22 në të mirë të skuadrës vendase. Vëllaznimi është i pesti me 19 pikë, derisa Drenica renditet e gjashta me 16 pikë.
Të enjten është ndeshja Prishtina -Trepça.