Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore për skuadrat vendase

Të dielen u luajtën katër ndeshje të javës së 14-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Skuadrat vendase i kanë fituar të gjitha katër sfidat. Kështu Prishtina fitoi ndaj skuadrës deçanase Jusuf Gërvalla me rezultat 34:18. Prishtina është e katërta me 20 pikë, një më pak se Shqiponja që renditet e treta.

Vushtrria ka mposhtur Kastriotin me rezultat 26:18 për t’u përforcuar në pozitën e dytë dhe për të mbajtur hapin me Istogun. Vushtrria i ka 24 pikë, dy më pak se Istogu që udhëheq në tabelë.
Vëllaznimi ka fituar me një gol dallim ndaj Samadrexhës, 23:22, ndërsa Drita ishte bindëse ndaj Vjosës (27:9).

Prishtina – Jusuf Gërvalla 34:18 (16:10)

Prishtina: Matarova 5, Mekolli 3, Fazlia 10, Berisha 2, Stagova 5, Krasniqi 1, Llapashtica, Hashani 4, Prelvukaj 4, A. Krasniqi, Uka.

Jusuf Gërvalla: Haxhosaj, Shala 9, Gecaj 3, Berisha, Çekaj 1, A. Shala, D. Çekaj, Imeraj 1, Tolaj 3, Çufaj 1.

Drita – Vjosa 27:9 (18:4)

Drita: A. Daku, Ramabaja 5, Rullani 7, Krasniqi 3, Muharemi 2, Kqiku, Vokshi 2, Rexhepi 5, Pajaziti 1, E. Kqiku, E. Daku 1, Huruglica, Mustafa.

Vjosa: Bajrami, Ferati, Tërshani 4, Jakupi, Rexhaj,Hasani 1, Maliqi, Kurtishi, Xhema 1, Llugaxhia 1, Asllani, Qarri 2, Sadiku, Rexhepi.

Vushtrria – Kastrioti 26:18 (13:7)

Vushtrria: Kelmendi, B. Gubetini, Avdiu 6, Zymberi 3, Preniqi 1, Paci 2, A. Kelmendi 6, Rrahmani, R. Gubetini, Selaci, Kasumi 4, Tahiri 4, Sfarqa.

Kastrioti: Rogova, Gurgurovci, Salihu 7, Misini, Stagova 5, Saliu 3, Reçica 2, Gashi 1, S. Reçica.

Vëllaznimi – Samadrexha 23:22 (14:11)

Vëllaznimi: Hana, Jetishi 1, Grezda, Zhubi 5, Radoniqi 13, Frrokaj 2, Daija 2, Kastrati, Bytyqi, Cermjani, Mullakadrija.

Samadrexha: Ar. Maloku, D. Basholli 2, Q. Basholli 2, L. Basholli, G. Basholli 8, A. Maloku 6, Surdulli 3, E. Basholli, R. Maloku 1, R. Basholli, Halili
Foto by: Shpend Ahmeti.

Lajme tjera