Fitore të larta të Francës e Suedisë

Favoritët, Franca e Suedia nuk kanë lejuar befasi të hënën në ndeshjet e grupit të parë të raundit kryesor të kampionatit evropian në hendboll. Në Zagreb, Franca fitoi bindshëm ndaj Serbisë, kurse Suedia arriti poashtu fitore bindëse ndaj Bjellorusisë.

Francezët kanë bërë edhe një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales. Mbajnë vendin e parë në grupin e parë me tetë pikë nga katër ndeshje. Suedia është e dyta me gjashtë pikë nga katër ndeshje. Të gjitha përfaqësueset e grupit të parë tashmë i kanë nga katër ndeshje. Kroacia është e treta me gjashtë pikë, Norvegjia e katërta me katër pikë, ndërsa Bjellorusia e Serbia janë pa pikë dhe të eliminuara tashmë.

39:30 ishte rezultati i ndeshjes mes Francës dhe Serbisë. Raphael Caucheteux dhe Luka Karabatiq shënuan nga shtatë herë për Francën ndërsa numër të njëjtë të golave pati Nemanja Zelenoviq për Serbinë. Me nëntë gola dallim fitoi edhe Suedia ndaj Bjellorusisë (29:20). Nga katër gola për Suedinë i shënuan Hampus Wanne e Albin Lagergren. Uladzislau Kulesh e Artsem Karalek patën poashtu nga katër gola te Bjellorusia. Ndeshjet e fundit në këtë grup luhen më 24 janar: Serbia – Bjellorusia, Suedia – Norvegjia, Kroacia – Franca.

Ndërsa të martën (nesër) vazhdon gara në grupin e dytë. Ndeshjet e së martës janë: Sllovenia – Spanja (18:15), Maqedonia – Çekia (20:30).

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Istogu e ka fituar ndeshjen e parë finale të plejofit në Superligën e hendbollisteve. Të …

Besa Famgas e Prishtina kanë zhvilluar një ndeshje shumë të fortë të shtunën pasdite në …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në …

Istogu e ka fituar ndeshjen e parë finale të plejofit në Superligën e hendbollisteve. Të shtunën mbrëma në Istog, …

Besa Famgas e Prishtina kanë zhvilluar një ndeshje shumë të fortë të shtunën pasdite në palestrën “Karagaçi” në Pejë. …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është nënshkruar në kabinetin e …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Nesër nga ora 13:00 tërhiqet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Turneu final i …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova