Fitore të reja për Istogun e Ferizajn

Istogu e Ferizaj i kanë fituar edhe ndeshjet e javës së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Të shtunën kampioni aktual, Istogu fitoi në Gjakovë ndaj ish-kampionit, Shqiponjës, me rezultat 29:11. 17:5 për istogaset ishte rezultati pas pjesës së parë. A. Berisha, T. Hetemi e N. Milatoviq shënuan nga 7 gola për Istogun. Katër gola për Shqiponjën i shënoi A. Nivokazi.

Istogu i ka 8 pikë në vend të dytë. Po me 8 pikë në vend të parë është Ferizaj, që për herë të parë garon në Superligë. Ferizaj të shtunën fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat 44:23. Pas pjesës së parë ferizajaset kishin shtatë gola epërsi (20:13).

Në Gjakovë u luajt edhe takimi në mes të Vëllaznimit dhe Vushtrrisë. Fitore shënuan mysafiret nga Vushtrria me rezultat 39:24. D. Kasumi shënoi 9 gola për Vushtrrinë, Z. Zymeri 8 e K. Avdiu 7 gola. Te Vëllaznimi. A. Kursani realizoi 9 herë.

Shqiponja – Istogu 11:29 (5:17)

Shqiponja: F. Ferizaj, E. Ferizaj 1, Zogaj, Nivokazi 4, F. Zogaj, Arapi, Goqaj 2, Berisha 1, Goqi 3, Quni.

Istogu: Shehdadi, Hasangjekaj, Ujkiq 1, Milatoviq 7, Gashi 1, Shatri 1, Hetemi 7, F. Rexhaj 3, Halitaj 11, D. Rexhaj 1, V. Rexhaj, Berisha 7.

Vëllaznimi – Vushtrria 24:39 (9:22)

Vëllaznimi: Kursani 9, Mullakdrija, Bytyqi, Gashi, Frrokaj 4, Kastrati 3, Hana, Varaki 4, Radoniqi 2, Hoda 2, Daija.

Vushtrria: Kelmendi, B. Gubetini 1, Berisha, Avdiu 7, Zymeri 8, Preniqi 2, Mehmeti 2, Paci 3, D. Rrahmani, B, Rrahmani 1, R. Gubetini 4, Selaci 1, Kasumi 9, Tahiri 1.

Lajme tjera