Fitore të reja për Kastriotin e Prishtinën

Tri ndeshje të javës së 15-të të Superligës së Kosovës për hendbollistë janë luajtur të dielen. Me fitore kanë vazhduar Kastrioti i Ferizajt e Prishtina, ndërsa dy pikë të reja e të vlefshme i fitoi edhe Vëllaznimi i Gjakovës.

Kastrioti ka fituar si mysafir ndaj Vushtrrisë me rezultat 33:25. Pas pjesës së parë ferizajasit kishin katër gola epërsi, 16:12. Për Kastriotin është fitorja e 14-të, ndërsa kjo skuadër i ka 28 pikë, aq sa edhe Besa Famgas. Prishtina është një hap prapa liderëve me 26 pikë në vend të tretë. Prishtina fitoi thellë ndaj Zhegrës në Gjilan me rezultat 45:19.

Vëllaznimi falë fitores ndaj Samadrexhës me rezultat 37:28 është ngritur në vend të pestë me 12 pikë. Vushtrria ka rënë në vend të gjashtë me 11 pikë. Samadrexha mbetet e fundit me 2 pikë. Java e 15-të ishte e para e stinorit pranveror. Dy takime u luajtën të shtunën.

Zhegra – Prishtina 19:45 (8:21)

Zhegra: Ibrahimi, L. Haziri 2, A. Isufi 7, Aliu 1, F. Isufi 1, Murseli 2, Shaqiri 4, A. Murseli 2.

Prishtina: Agushi, Beshiri 7, Bajqinovci 11, Kastrati 1, Ademi 3, Hoxha 3, Fetahu 6, Krasniqi 1, Gjuka 7, Visoka, Abazi 4, Beqiraj, Shahini 2.

Vëllaznimi – Samadrexha37:28 (15:14)

Vëllaznimi: Luzha, Hoxha, Spahija 1, Mamusha 4, Halili 7, Neziri 12, Rama 4, Rexha 5, Fana 3, Bardhoku 1, Mehmeti.

Samadrexha: Bunjaku, K. Maloku 2, Jashari 4, A. Basholli 1, B. Maloku 1, Sh. Maloku, S. Maloku 1, Hyseni 4, Krasniqi 2, A. Maloku 12.

Vushtrria – Kastrioti 25:33 (12:16)

Vushtrria: Lahu 1, Gubetini 7, Karaqa, Sadiku 1, Emini, Jashari 4, M. Jashari 4, Shabani 1, Neziri 1, Musa 4, A. Karaqa 2, Mikullovci, Ibishi, Melenica, Meholli.

Kastrioti: Curri, Syla, B. Syla 2, Zherka, A. Dugolli 2, Prekazi 4, Terziqi 11, Shabani 8, Ramadani 1, Rudari 1, Mustafa 1, Rajatoski 3, D. Dugolli, Esati.

Lajme tjera