Fitore të thella për Besën, Prishtinën e Kastriotin

Besa FamGas e Prishtina kanë vazhduar me fitore në Superligën A të Kosovës në hendboll. Në kuadër të javës së 23-të, Besa e Prishtina luajtën si mysafir në Gjilan, të shtunën. Besa fitoi ndaj Zhegrës me rezultat 35:18, kurse Prishtina e mposhti Dritën me rezultat 43:30.

Besa është e para me 44 pikë, ndërsa Prishtina e dyta me 42 pikë. Drita mbetet e katërta me 24 pikë kurse Zhegra mbanë vendin e pestë me 19 pikë.

Vëllezërit Tahirukaj shënuan së bashku 11 gola për Besën, ndërsa pesë herë realizoi J. Muqolli. Sh. Shaqiri shënoi shtatë herë për Zhegrën.

Te Prishtina më efikasi në fitoren ndaj Dritës ishte L. Fetahu me nëntë gola. R. Selmani realizoi 11 herë për ekipin gjilanas.

Fitore të thellë ka shënuar edhe Kastrioti. Të shtunën në Ferizaj, Kastrioti e mposhti Vëllazninimin me rezultat 34:24. Kastrioti është i treti me 26 pikë kurse Vëllaznimi i gjashti me 19.

Në Superligën B, në javën e 22-të, Samadrexha fitoi ndaj Vushtrrisë me 27:23. Kjo ndeshje u luajt të premten në Vushtrri. Ndeshja mes Llapit e Trepçës luhet të dielen (nesër) prej orës 18:00.

Superliga A

Zhegra – Besa FamGas 18:35 (10:21)

Zhegra: Haziri, A. Agushi, Shaqiri 7, A. Isufi 2, Idrizi, B. Agushi, Aliu 3, A. Isufi 2, E. Isufi 3, L. Haziri 1.

Besa FamGas: Curri, Idrizi, Biljaka, Broqi 2, Gjuka 3, Jupa 3, Y. Muqolli 2, Tetova 3, Megjiq 4, Beqiraj, Dre. Tahirukaj 6, Dri. Tahirukaj 5, Ramosaj 1, Kukrika 1, Berisha, J. Muqolli 5.

Drita – Prishtina 30:43 (13:21)

Drita: Sylejmani, Mehmeti, Selmani 11, Bunjaku, Veliu 2, Ert. Huruglica 1, Azizi 2, Murtezi, E. Huruglica 8, Misini 6.

Prishtina: Esati, Kosteski, Prekazi, Murtezi, Gashi, Bajqinovci 4, Gjuka 7, Krasniqi 1, Terziqi 6, Zherka 2, Stoilov 1, Visoka 2, Ademi 2, Sula 6, Fetahu 9, Kastrati 3.

Kastrioti – Vëllaznimi 34:24 (13:6)

Kastrioti: Mehmeti, D. Dugolli, Syla 2, Salihu 4, A. Dugolli 2, Rexhepi 4, D. Ramadani 1, Bislimi 5, Shabani 4, Haxhimusa 8, Rr. Ramadani 1, Mustafa 3.

Vëllaznimi: Luzha, Spahija 5, Buza, Lluka 7, Fana 1, Peja, Kusari 4, Rexha 2, Mamusha 1, Leka 4.

Superliga B

Samadexha – Vushtrria 27:23

Samadrexha: F. Bunjaku, V. Bunjaku,D. Basholli 5, S. Maloku, Jashari 5, B. Maloku 2, I. Maloku 2, Sopjani 1, A. Maloku 10, Sadiku 2, Hyseni.

Vushtrria: Pllana, Vllahia, Musa 4, Karaqa 2, Shabani 3, Ademi 3, Mehmeti 3, Ar. Karaqa, Hyseni 4, Gubetini 4.

Lajme tjera