Rahoveci e Trepça kanë vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll.
Të dielën në kuadër të xhiros së nëntë, Rahoveci fitoi ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 52:28. Ndërkohë Trepça fitoi si mysafire në Vushtrri me rezultat 45:29.
Për Rahovecin është fitorja e shtatë rresht. Kjo skuadër udhëheq në tabelë me 14 pikë. Trepça është e dyta me 12 pikë. Ka gjashtë fitore e një humbje deri më tani.
Egzon Gjuka shënoi 12 gola në fitoren e Rahovecit. 12 gola për Vëllaznimin i kishte Ardi Halili.
Te Trepça më efikasi ishte Deniz Teriziqi me 9 gola. 8 i kishte Sali Maxhera, kurse 7 i shënoi Lulzim Shabani. Te Vushtrria Adnan Musa i shënoi 7 gola, kurse Amir Fazliu gjashtë.