Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitorja e 12-të për Rahovecin, e shtata për Prishtinën

Rahoveci nuk ka të ndalur në Superligën e Kosovës në hendboll. “Vreshtarët” e kanë shënuar edhe fitoren e 12-të rresht dhe udhëheqin në tabelë me 24 pikë.
Të dielën në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 47:27. Dallimi në cilësi ishte i madh dhe kjo u bë e qartë në minutat e parë të takimit.
Adonit Isufi ishte më efikasi te Rahoveci me dhjetë gola. Gjashtë i kishte Mali Luzha, ndërsa nga pesë i shënuan Jeton Bislimi e Alban Haziri. Te Vushtrria tetë gola i kishte Muhamet Hyseni, ndërsa shtatë i shënoi Amir Fazliu.
Vushtrria është e parafundit me dy pikë, sa i ka edhe Vëllaznimi në vendin e fundit.
Po të dielën, Vëllaznimi humbi 36:25 nga Prishtina, në ndeshjen tjetër të xhiros së 12-të. Pas pjesës së parë dallimi ishte dhjetë gola në të mirë të Prishtinës. 20:10.
Albi Gjuka i kishte nëntë gola për Prishtinën, ndërsa shtatë i shënoi Agon Bajqinovci. Te Vëllaznimi nga pesë gola i realizuan Luigj Kolaj dhe Ardi Halili.
Prishtina shënoi fitoren e shtatë të edicionit. Renditet e pesta me 14 pikë, sa i ka edhe Kastrioti në vendin e katërt.

Lajme tjera