Drita e Gjilanit e ka shënuar fitoren e dytë në Superligën e hendbollisteve.
Të mërkurën në Gjilan në kuadër të javës së dhjetë, Drita e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 29:22. Pas pjesës së parë rezultati ishte 13:8 për gjilanaset.
B. Ramabaja udhëhoqi Dritën me 11 gola. 12 gola për Vëllaznimin i shënoi E. Radoniqi. Drita renditet e dhjeta me 4 pikë. Vëllaznimi është i nënti me 6 pikë.
Po të mërkurën Vushtrria fitoi thellë ndaj Jusuf Gërvallës kurse Prishtina e mposhti Samadrexhën.
Samadrexha – Prishtina 24:36 (13:14)
Samadrexha: Ar. Maloku, Gr. Basholli 4, Sadiku 4, Mehmeti 5, A. Maloku, E. Basholli, R. Maloku 3, Ge. Basholli 7, M. Sadiku 1.
Prishtina: Uka, Sefedini 4,Baftijari 2, Ipçi 5, Mehmeti 6, Nivokazi, Stagova 3, Shala 4, Kurteshi 7, Prapashtica 5.
Drita – Vëllaznimi 29:22 (13:8)
Drita: Januzi, Ramabaja 11, Vokshi 5, Rudhani 5, Hyseni 3, Reqani, Arifi 5, Pajaziti.
Vëllaznimi: Daija, Berisha, Mullakadrija, Varaki 2, Bardhi, Hoda 2, Gashi 3, Frrokaj 3, Radoniqi 12.
Vushtrria – Jusuf Gërvalla 42:18
Vushtrria: Kelmendi, B. Gubetini, Avdiu 3, Rama 11, Zymeri, Preniqi 1, Sopjani 7, Kasumi 7, R. Gubetini 1, Tahiri 4, Matarova 8.
Jusuf Gërvalla: Shala, Qufaj 1, Gecaj 3, Tolaj 2, Qekaj 6, Gashi 1, D. Qekaj 1, Ard. Imeraj 1, Imeraj 3, Berisha.