Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitorja e tretë rresht për “vreshtarët”

Rahoveci ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të shtunën në derbin e xhiros së tretë, Rahoveci e mposhti Kastriotin me rezultat 41:33.
Ndeshja e zhvilluar në ambient të bukur sportiv në palestrën “Bill Clinton”, u dominua nga “vreshtarët”. Mysafirët nisën herët shkëputjen dhe krijuan epërsi bindëse që në pjesën e parë. Ndërkohë në pjesën e dytë epërsia e Rahovecit ishte vazhdimisht e lartë. Egzon Gjuka i shënoi tetë gola për Rahovecin, ndërsa nga shtatë i kishin Jeton Bislimi dhe Mali Luzha. Te Kastrioti plot 14 gola i realizoi Festim Mustafa, ndërsa gjashtë i kishte Vlerson Zherka.
Rahoveci shënoi fitoren e tretë rresht. Ndërkohë Kastrioti ka një fitore e dy humbje.
Tri ndeshjet tjera të xhiros së tretë janë të dielën.