Franca – Danimarka, finalja e Kampionatit Evropian

Të premten në Koln të Gjermanisë, në praninë e 20 mijë shikuesve dhe në atmosferë madhështore, janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit Evropian në hendboll.
Fillimisht Franca e mposhti Suedinë me rezultat 34:30. Kjo ndeshje ishte shumë dramatike dhe u vendos pas dy vazhdimeve nga pesë minuta.
Në minutat e fundit të kohës së rregullt Suedia kishte epërsi prej dy golash, por Franca realizoi me gjuajtjen e fundit për të barazuar rezultatin në 27:27. Më pas në vazhdime francezët morën zemër dhe dominuan ndaj Suedisë për të siguruar vendin në finale.
Në gjysmëfinalen e dytë, Danimarka mposhti Gjermaninë me rezultat 29:26. Gjermanët ishin në epërsi në pjesën e parë (14:12), por danezët shfaqën më tepër në pjesën e dytë dhe siguruan finalen.
Të dielën prej orës 17:45 është finalja Francë – Danimarkë. Suedia e Gjermania luajnë për vendin e tretë nga ora 15:00.

Lajme tjera