Franca – Suedia, Gjermania – Danimarka, gjysmëfinalet e Evropianit

Kroacia e ka mposhtur Gjermaninë në ndeshjen e fundit të raundit kryesor në Kampionatin Evropian të hendbollit.
Të mërkurën mbrëma në Koln, në praninë e 20 mijë shikuesve, Kroacia fitoi me rezultatin 30:24.
Gjermania hyri në ndeshje duke e ditur se do të jetë në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian. Gjermania siguroi gjysmëfinalen me fitoren 35:32 të Francës ndaj Hungarisë. Po të mërkurën, Islanda e mposhti Austrinë me rezultat 26:24.
Prej Grupi I, në gjysmëfinale kanë kaluar Franca me dhjetë pikë dhe Gjermania me pesë. Hungaria do të luaj për vendin e pestë.
Grupin II e fitoi Danimarka me tetë pikë. Suedia u rendit e dyta me gjashtë pikë dhe këto dy kombëtare janë në gjysmëfinale. Sllovenia përfundoi e treta po ashtu me gjashtë pikë dhe luan për vendin e pestë.
Gjysmëfinalet janë të premten. Prej orës 17:45 është ndeshja Franca – Suedia, ndërsa prej orës 20:30 takohen Gjermania e Danimarka.
Ndeshja për vend të pestë mes Hungarisë dhe Sllovenisë zhvillohet të premten prej orës 15:00.
Ndeshja finale dhe ajo për vend të tretë janë të dielën. Të gjithë ndeshjet e mbetura luhen në Koln të Gjermanisë.

Lajme tjera