Është shpallur ekipi më i mirë “All Star” i Kampionatit Evropian U20 në Prishtinë.
Lojtari më i mirë i Evropianit (MVP), u shpall Fredrik von Troil i Finlandës. Ai udhëhoqi Finlandën drejt vendit të tretë në Evropian.
Lojtari më i mirë i mbrojtjes u shpall Sam Richard i Luksemburgut, ndërsa golashënuesi më i mirë ishte Sadik Emre Herseklioglu i Turqisë.
Shtatëshja më e mirë përbëhet nga: Eren Alp Mette (Turqi – portieri më i mirë), Damian Mital (Sllovaki – aloja e majtë më e mirë), Sadik Emre Herseklioglu (Turqi – beku i majtë më i mirë), Rauls Erlends Serafimovics (Letoni – fundori më i mirë), Sam Richard (Luksemburg – pivoti më i mirë), Valdis Kalnins (Letoni – beku i djathtë më i mirë), Fredrik Von Troil (Finlandë – aloja e djathtë më e mirë).
Trofetë për lojtarët më të mirë i ndanë sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci dhe Pedro Sequeira, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të EHF-së.