Gashi udhëheq Kastriotin drejt fitores ndaj Shqiponjës

Kastrioti e Shqiponja janë takuar në ndeshjen më interesante të javës së nëntë të Superligës së hendbollisteve, të shtunën. Ndeshjen e luajtur në Ferizaj e fitoi Kastrioti me rezultat 32:29.

Fituesi u vendos në pjesën e dytë. Pas pjesës së parë rezultat ishte i barabartë, 12:12.

Kastriotin drejt fitores e udhëhoqi P. Gashi që realizoi plot 19 gola. Nga 5 gola i shënuan V. Gashi e A. Salihu. Te Shqiponja u dallua A. Goqi me 10 gola.

Kastrioti është i katërti me 12 pikë kurse Shqiponja e gjasha me 10 pikë.

Fitore të shtunën shënuan edhe Prishtina e Jusuf Gërvalla. Prishtina e mposhti Dritën me rezultat 40:14 kurse Jusuf Gërvalla fitoi ndaj Samadrexhës me 29:23.

Kastrioti – Shqiponja 32:29 (12:12)

Kastrioti: Tërpeza, Dinarica, V. Gashi 5, Reçica 1, Stagova 2, Saliu, Misini, Beqiri, Salihu 5, P. Gashi 19, Grainca, Hyseni, S. Reçica.

Shqiponja: Quni, Goqi 10, Ferizaj 3, Fazlija 5, Gashi 4, E. Ferizaj, Nuza 3, Jilta, Gyl. Jilta, Dobrunaj 4.

Prishtina – Drita 40:14 (15:7)

Prishtina: Uka, Sefedini 3, Baftijari 4, Ipçi 3, Mehmeti, Nivokazi 10, Behluli, Stagova 6, Shala 3, Kurteshi 7, Prapashtica 4.

Drita: Ramabaja 4, Pajaziti, Arifi 2, Rudhani 1, Reqani, Sadiku 1, Vokshi 6, Hyseni, Januzi.

Jusuf Gërvalla – Samadrexha 29:23 (12:10)

Jusuf Gërvalla: Gërvalla, Gecaj 9, Tolaj 2, Shala, Imeraj 1, Qufaj 3, Berisha, Qekaj 10, Ar. Imeraj 4, Lulaj.

Samadrexha: Maloku, G. Basholli 2, Sadiku 4, M. Sadiku, A. Maloku 9, R. Maloku, Gj, Basholli 5, D. Basholli, Mehmeti 3, E. Basholli. A. Maloku.

Lajme tjera