Gegaj e Zogaj shënojnë nga nëntë gola

Dy reprezentuesit e Kosovës, Leonard Gegaj e Shaban Zogaj, janë përballur të dielën në Allsvenskan të Suedisë.
Të dy kanë luajtur ndeshje të madhe, ndërsa në fund ka festuar Gegaj.
Ai ishte më i miri te skuadra Anderstorps, që fitoi 32:31. Gegaj i shënoi plot nëntë gola.
Më efikasi te skuadra IFK Karlskrona ishte Shaban Zogaj po ashtu me nëntë gola. Pjesë e rëndësishme e Karlskronas është portieri Flamur Gërbeshi.
Zogaj e Gegaj pritet të jenë lojtarë të rëndësishëm të Kosovës në ndeshjet e janarit me Britaninë e Madhe.

Lajme tjera