Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Gjermania, destinacioni kryesor i hendbollistëve kosovarë

Plot 15 hendbollistë janë larguar nga klubet tona në afatin kalimtar të verës. Ata kanë kaluar në klube solide të shteve evropiane e disa edhe në klube amatore.

Hendbollisti i shpallur më i miri në Kosovë, Deniz Terziqi, ka kaluar nga Kastrioti i Ferizajt te klubi elitar kroat, Dubrovnik. Drenit Tahirukaj kaloi në Kreuzlingen të kategorisë së dytë zvicerane
Të tjerë lojtarë, madje edhe reprezentues të Kosovës, karrierën e vazhduan në ligat rajonale të Gjermanisë si portieri Haris Berisha, Atdhe Basholli, Kreshnik Krasniqi, Flakrim Beqiraj, Veton Broqi e disa të tjerë.

Këto largime të shumta pritet të kenë ndikimin e tyre në nivelin e Superligës, por kanë edhe anën e mirë pasi disa hendbollistë kanë mundësi të mirë të përparojnë në skuadrat e reja, para së gjithash Terziqi, Basholli e Tahirukaj.

Gjithsesi largimi i 15 lojtarëve do të vërehet në hendbollin tonë. Është kjo shifër e lartë duke marrë për bazë nivelin, por po ashtu investimet që janë duke u bërë.

Lajme tjera