Gjikokaj kalon në Superligën e Norvegjisë

Hendbollistja e Kombëtares së Kosovës, Mirela Gjikokaj, ka arritur sukses të madh me skuadrën Follo HK.
Me fitoren 25:23 të arritur të martën në udhëtim ndaj Oppsalit, Follo HK, ka siguruar kalimin nga kategoria e dytë në Superligën e Norvegjisë.
Superliga e Norvegjisë është prej ligave më të forta të hendbollit në Evropë dhe për Gjikokajn është hap i madh para.
Gjikokaj ishte prej më të mirave në ndeshjen vendimtare. I shënoi katër gola.
Ajo kohë më parë ka vazhduar kontratën me Follon, ndërsa pritet të jetë prej bartëseve të lojës së Kosovës në kualifikimet për Euro 2024.

Lajme tjera