Gjinovci në konferencën e sekretarëve gjeneralë

Në Kopenhagë krahas shortit për kualifikimet e “Euro 2020” u mbajt edhe konferenca e sekretarëve gjeneralë të federatave nacionale të hendbollit. Kosovën në këtë konferencë e përfaqësuan sekretari gjeneral i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci dhe Sherif Xhema, administrator për IT.  

Është ky edicioni I 11-të i konferencës së sekretarëve gjeneralë, ndërsa morën pjesë 60 zyrtarë nga 47 federata. Në konferencë janë shtjelluar tema të shumta dhe me rëndësi për sportin e hendbollit. Është diskutuar dhe janë marrë informata për të ardhmen e garave të EHF-së, për kalendarin e ri, raportin digjital të ndeshjeve, qendrën profesionale të të dhënave të lojtarëve e për tema tjera.

“Ishte një konferencë në të cilën u shtjelluan shumë pika, duke filluar nga sporti me grupmoshat e reja, pastaj hendbolli për të gjithë, hendbolli në rrugë, familje etj. Temë tjetër ishte hendbolli femëror, kampionatet për grupmoshat e reja U17 deri U21, marketingu etj. Në këtë ‘workshop’ këto tema i debatuam, që konferenca e presidentëve në qershor t’i aprovojë dhe t’i dërgoj në  Kongres për miratim përfundimtar”, ka njoftuar sekretari gjeneral Gjinovci.

Konferenca është shfrytëzuar për takime të shumta dhe për vënien e kontakteve të reja me homologë nga vende evropiane.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Besa Famgas e Prishtina kanë zhvilluar një ndeshje shumë të fortë të shtunën pasdite në …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës …

Besa Famgas e Prishtina kanë zhvilluar një ndeshje shumë të fortë të shtunën pasdite në palestrën “Karagaçi” në Pejë. …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është nënshkruar në kabinetin e …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Nesër nga ora 13:00 tërhiqet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Turneu final i …

Suksesi i Kombëtares së Kosovës në hendboll në kualifikimet për “Euro 2022” , vazhdon të vlerësohet. Kosova ishte në …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova