Gjuka: Në Turda për ta mbrojtur rezultatin e ndeshjes së parë

“Udhëtimi ishte i gjatë dhe i mundimshëm. Por kjo nuk do të na pengojë që të japim maksimumin nesër në ndeshje. Gjatë tërë javës kemi analizuar ndeshjen që e kemi zhvilluar në Pejë dhe kemi parë shumë gabime që i kemi bërë. Kemi punuar që këto gabime t’i përmirësojmë në ndeshjen e kthimit.

Nesër do të futemi në ndeshje për ta mbrojtur rezultatin e lojës së parë dhe synimi ynë është kalimi i këtij raundi, gjë e cila besojmë se është e mundshme, nëse përmirësojmë gabimet që i kemi bërë në shtëpi”, ka thënë Egzon Gjuka të shtunën.

Skuadra e Gjukës, Besa Famgas, të dielën nga ora 17:00 luan ndeshjen e kthimit të raundit të tretë të Kupës Evropiane. Besa përballet me skuadrën e madhe rumune, Potaissa Turda. Ndeshja zhvillohet në Turda të Rumanisë. Ndeshjen e parë Besa e ka fituar me 30:28.

Lajme tjera