Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Gjysmëfinale e jashtëzakonshme mes Norvegjisë dhe Danimarkës

Në Herning të Danimarkës të premten janë luajtur gjysmëfinalet e Kampionatit Botëror të hendbollit për femra.
Në praninë e 12 mijë shikuesve, fillimisht janë përballur Danimarka dhe Norvegjia. Në një ndeshje të jashtëzakonshme, fitore ka shënuar Norvegjia me rezultat 29:28. Por te fitorja norvegjezet kanë ardhur vetëm pas vazhdimeve. Danezet kanë dominuar plotësisht pjesën e parë dhe në pushim shkuan me epërsi prej pesë golash, 14:9.
Norvegjia u kthye në pjesën e dytë dhe barazoi në fund 23:23. Kështu u luajtën vazhdimet, pas të cilave festuan norvegjezet. Henny Reistad udhëhoqi Norvegjinë duke i realizuar plot 15 gola.
Në gjysmëfinalen e dytë, Franca ka dominuar plotësisht dhe ka mposhtur Suedinë me rezultat 37:28.
Të dielën prej orës 16:00 është ndeshja për vend të tretë mes Suedisë dhe Danimarkës. Finalja Francë – Norvegji zhvillohet prej orës 19:00.

Lajme tjera