Gjysmëfinale interesante të Kupës te hendbollistet

Të premten është tërhequr shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në hendboll. Në konkurrencë të femrave janë dy gjysmëfinale interesante.
Në gjysmëfinalen e parë përballen Ferizaj e Samadrexha, dy skuadrat pretendente për trofe. Ndërkohë fituesi në fuqi i Kupës së Kosovës, Istogu, luan në gjysmëfinale ndaj Vushtrrisë.
Ndeshjet gjysmëfinale janë në program më 27 prill, ndërsa finalja më 28 prill. Javën e ardhshme do të vendoset se ku do të mbahet Final4 i Kupës së Kosovës në hendboll.

Lajme tjera