Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Grumbullohet Kombëtarja A

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll (vajzat) është grumbulluar të hënën në Prishtinë në prag të ndeshjeve me Danimarkën, që i takojnë eliminatoreve për Euro 2024.
Nën urdhërat e selektorit Agron Shabani, në mbrëmje hendbollistet tona e kanë zhvilluar stërvitjen e parë. Stërvitja u mbajt në palestrën “1 Tetori” në kryeqytet. Atmosfera është shumë e mirë, ndërsa në Kombëtare janë të vetëdijshme për forcën e Danimarkës.
Ndeshjet e së enjtes në Danimarkë dhe e së shtunës në Prishtinë do të shërbejnë për rritjen e mëtejme të Kombëtares sonë.

Lajme tjera