Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Gzim Salihi kalon te skuadra Amo

Hendbollisti kosovar, Gzim Salihi, ka ndryshuar skuadrën. Nga IK Savehof ku ishte për kohë të gjatë, 25-vjeçari ka kaluar te skuadra tjetër suedeze, Amo.

Amo garon në elitën e Suedisë, ndërsa pritjet prej Salihit janë të mëdha. Salihi ishte te Savehofi prej moshës 15-vjeçare, ndërsa me këtë skuadër ka fituar disa tituj të Suedisë. Ai luan në pozitën e bekut, kurse ka luajtur me sukses për të rinjtë e Suedisë. Ka përvojë në Ligën e Kampionëve dhe në garat tjera evropiane. Me Savehofin ka luajtur në finale të kampionatit të Suedisë edicionin e kaluar.

Amo është skuadër më e vogël, ndërsa Salihi pritet të jetë prej bartësve.

“Më duket projekt interesant. Kam luajtur shumë vjet në Savehof dhe kam ndier se ndryshimi i mjedisit mund të jetë i mirë për mua”, ka thënë Salihi.

FHK-ja po vazhdon angazhimin me synim që këtë lojtar cilësor ta afrojë te Kombëtarja e Kosovës.

Lajme tjera