Hapet afati kalimtar

Të shtunën (sot) është hapur afati kalimtar veror në hendbollin kosovar. Skudrat dhe hendbollistët kanë kohë që deri më 22 korrik të bëjnë lëvizje për edicionin e ri. Pritet të jetë një afat i pasur me lëvizje të hendbollistëve dhe hendbollisteve, ndërsa drejtues të klubeve tashmë kanë nisur kontaktet me lojtarë të rinjë që synojnë t’i angazhojnë.

Lojtarët që e kanë statusin e lirë mund të regjistrohen deri më 15 tetor, ndërsa statusi i lirë i lojtarit merret gjatë afatit të rregullt kalimtar, pra deri më 22 korrik.

Ndërkohë lojtarët që vijnë nga jashtë mund të regjistrohen deri në fund të vitit.

Gjatë afatit të rregullt mund të lëvizin hendbollistët dhe hendbollistet që nuk kanë kontrata dhe janë të lirë, apo lojtarët e lojtaret që kanë kontrata por e kanë fletëpëlqimin e klubit për largim.

Lajme tjera