Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Hapet zyrtarisht Evropiani U19

Me një ceremoni të bukur është hapur Kampionati Evropian U19 për hendbolliste, që deri më 16 korrik mbahet në Prishtinë.
Kampionatin Evropian të hapur e shpalli presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini. Në ceremoni prezent ishin edhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, drejtori për sport në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova dhe përfaqësuesi i EHF-së, Pedro Sequeira.
Presidenti Saraçini ka falenderuar pjesëmarrësit në emër të FHK-së dhe partnerëve të saj. Ai u ka dëshiruar ekipeve kombëtare mirëseardhje në Kosovë.
“Shpresojmë të kemi garë të bukur dhe që kohën këtu ta shfrytëzoni për shoqërim me njëri-tjetrin”, ka thënë Saraçini.
Zv.ministrja Osmani po ashtu u ka dëshiruar mirëseardhje ekipeve.
“Është nder dhe kënaqësi që Prishtina dhe Kosova janë shndërruar në qendër të organizimeve ndërkombëtare sportive. E përgëzoj FHK-në për organizimin e shkëlqyer”, ka thënë Osmani duke uruar që Kosova të paraqitet me sukses.
FHK-në e ka përgëzuar edhe përfaqësuesi i EHF- së, Sequeira.
Ceremonia hapëse ka përmbajtur edhe pikë artistike dhe shfaqje të flamujve të vendeve pjesëmarrëse.