Anëtari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Fahredin Hashani, ka pasur tjetër angazhim evropian në fundjavë.
Hashani ishte delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF) në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste mes Bjelovarit dhe Uskudarit.
Ndeshja u zhvillua në Bjelovar të Kroacisë, ndërsa u fitua nga skuadra turke me rezultat 32:26.
Hashani delegohet nga EHF-ja në thuajse çdo xhiro të kupave evropiane, ndërsa prezencë të rregullt evropiane kanë edhe çiftet tona të gjyqtarëve me thirrje të EHF-së.