Hashani në Konventën e Gjyqtarëve të EHF-së

Fahredin Hashani e ka përfaqësuar Federatën e Hendbollit të Kosovës, përkatësisht Shoqatën e Gjyqtarëve të FHK-së, në Konventën e tretë të Referëve të EHF-së që u mbajt të premten e të shtunën në Vjenë.
Përfaqësues të gjyqtarëve nga 40 vende evropiane ishin pjesë e konventës, ku temat kryesore ishin përdorimi i teknologjisë dhe hendbolli në rërë.
Është diskutuar edhe për ngjarjet e kaluara evropiane e po ashtu për ato që janë në program në muajt e ardhshëm.
Hashani është delegat i ndeshjeve i EHF-së e po ashtu delegat i ndeshjeve në FHK. Gjatë Konventës, Hashani ka pasur takime të shumta me përfaqësues të gjyqtarëve nga vende të ndryshme evropiane. Shkëmbimi i përvojave ishte prej synimeve tjera të kësaj Konvente.

Lajme tjera