Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Hashani vëzhgoi ndeshjen në Izrael

Prania e zyrtarëve të Federatës së Hendbollit të Kosovës në kupat evropiane vazhdon të jetë e rregullt.
Këtë fundjavë ishte delegati i EHF-së, Fahredin Hashani, që ishte i deleguar. Ai vëzhgoi ndeshjen e 1/8 së finales në Kupën Evropiane për hendbolliste. Në Ramat Gan të Izraelit u takuan Maccabi Arazim Ramat gan dhe skuadra turke Izmir BSB. Fitore me një gol dallim shënoi skuadra turke. Izmiri kishte fituar edhe ndeshjen e parë dhe avancoi tutje.
Delegatët dhe gjyqtarët kosovarë të hendbollit po prezantohen në nivele gjithnjë e më të larta në kupat evropiane.

Lajme tjera