Zhegrës i ka takuar ndeshja e fundit e xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Të enjten në palestrën në Gjilan, Zhegra e mposhti Prizrenin me rezultat 42:31. Pas pjesës së parë rezultati ishte 22:14. Për Zhegrën e kthyer në elitë, ishte fitorja e dytë. Renditet e treta me 4 pikë. Prizreni ka pësuar humbjen e tretë.
Në këtë ndeshje i pandalshëm ishte Alban Haziri që shënoi plot 21 gola për Zhegrën. H. Salihi i shënoi 10 gola për Prizrenin.
Ndeshjet tjera të javës së tretë janë luajtur të mërkurën.
Zhegra – Prizreni 42:31 (22:14)
Zhegra: Jusufi, Shaqiri 3, Aliu 1, Agushi 1, E. Isufi 1, A. Isufi 5, L. Haziri, F. Isufi 5, Ag. Isufi, A. Haziri 21, Murseli 5, Haziri, Ibrahimi
Prizreni: Salihi 10, Haxhimusa 3, Ibrahimi 4, Gashi 5, Koro, Topalli, Thaqi, Krasniqi 1, J. Thaqi 1, Ferati, Etemi, Berisha, Bytyqi, Skenderi 7