Hendbolli hap Javën Evropiane të Sportit

Femijet duke luajtur hendboll

Federata e Hendbollit e Kosovës e ka hapur të mërkurën Javën Evropiane të Sportit, që po mbahet me moton #BEACTIVE.

Të mërkurën në Prizren janë mbajtur stërvitje të hendbollit, ndërsa aktiviteti madhështor është organizuar në bashkëpunim me KH Prizreni e KH Click.

Morën pjesë rreth 100 fëmijë të dy gjinive, të moshave dhe komuniteteve të ndryshme. Interesimi i fëmijëve për lojën e hendbollit ishte i madh.

Aktivitetin me pjesëmarrje e ka nderuar drejtoresha per Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prizrenit, Emilja Rexhepi, që ka premtuar përkrahje për klubet e hendbollit.
Po të mërkurën sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci ishte pjesë e panelit të parë, me drejtues të lartë, në Forumin për Sport, që e ka organizuar KOK-u në hapje të Javës Evropiane për Sport.

Gjinovci ka prezantuar organizimin e shkëlqyer të pjesës përfundimtare të kampionatit të kaluar në pandemi dhe për hapat e mëtejmë të FHK-së në rrethanat e reja.

Lajme tjera