Hendbollistet e Kombëtares U18 të Kosovës kanë arritur të martën paradite në Chuzhou të Kinës. Udhëtimi ishte i gjatë, por vajzat tona janë të gatshme për debutim në Kampionatin Botëror.
Është ky Botërori i dhjetë për hendbollistet e reja (U18), ndërsa Kosova është njëra prej katër debutueseve. Pos Kosovës debutojnë edhe Taipei Kinez, Grenlanda dhe Nigeria. Kombëtarja jonë është në Grupin D së bashku me Francën, Brazilin e Indinë.
Të mërkurën janë ndeshjet e para. Fillimisht përballen Franca e India, ndërsa ndeshja mes Brazilit e Kosovës zhvillohet prej orës 10:00, sipas kohës në Kosovës (16:00 sipas kohës në Kinë).
Ndeshja zhvillohet në “Vocational and Technical College Stadium” në Chuzhou.
Në Botëror paraqiten 32 ekipe kombëtare.