Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll po vazhdon përgatitjet për Evropianin që më 10 korrik fillon në Shkup. Nën udhëheqjen e selektorit Agron Shabani dhe trajnerit të kësaj grupmoshe, Faruk Shala, hendbollistet e reja po ushtrojnë në palestrën në Istog.
Sot hendbollistet i ka vizituar sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci. Ai u ka dëshiruar punë të mbarë lojtareve, duke kërkuar prej tyre angazhim maksimal për ta prezantuar Kombëtaren me dinjitet.
Të hënën e të martën Kombëtarja luan ndeshje stërvitore me Bullgarinë.