Hendbollistet e reja pësojnë nga Finlanda

Hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës e kanë humbur edhe ndeshjen e tretë në Evropianin e Divizionit B që po mbahet në Klaipeda të Lituanisë.

Të hënën hendbollistet tona të reja janë përballur me Finlandën dhe kanë pësuar me rezultat 44:10. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:6. Sidomos pjesa e dytë ishte e zbehtë dhe është e qartë se këtë gjeneratë e pret punë e madhe dhe rrugë e gjatë për të kërkuar suksesin në këtë nivel.

Sërish ka pasur gabime të shumta teknike, ndonëse angazhimi nuk ka munguar. Por ndeshje si kjo me Finlandën janë përvojë e domosdoshme për hendbollistet tona të reja për zhvillim të mëtejmë. Fitimi i përvojës ndërkombëtare është edhe qëllimi kryesor për këtë Evropian. Kjo gjeneratë është grumbulluar për herë të parë.

Lajme tjera