Hendbollistët e rinj në Letoni

Pas Kombëtares U19 dhe U17 te vajzat, në Kampionat Evropian do të paraqitet edhe Kombëtarja U19 e djemve.

Kosova U19 tashmë është vendosur në Riga të Letonisë ku mbahet Evropiani i Divizionit B. Kosova është në Grupin A së bashku me Holandën, Turqinë dhe Malin e Zi. Pra grupi është shumë i fortë. Ndeshja e parë e Kosovës U19 është të hënën nga ora 18:00 ndaj Turqisë. Të martën është ndeshja me Holandën, ndërsa të enjten me Malin e Zi. Më pas luhet për plasman.

Në Grupin B janë Rumania, Luksemburgu e Letonia.
Kosova U19, nën drejtimin e trajnerit Taib Kabashi është përgatitur në Prishtinë për ndeshjet e këtij Evropiani.

Faza përgatitore ishte e suksesshme, ndërsa ndeshjet në Letoni vlerësohen shumë të rëndësishme për të ardhmen e kësaj gjenerate me potencial. Djemtë tanë dhe shtabi teknik janë të vendosur për ta dhënë më të mirën.

Lajme tjera