Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Hendbollistet e Vëllaznimit mbesin në Superligë

Skuadra gjakovare, Vëllaznimi, ka mbetur në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Mbetjen në Superligë, skuadra kuqezi e konfirmoi të mërkurën kur u luajt ndeshja e plejautit.
Në Prishtinë, Vëllaznimi e mposhti skuadrën e KEK-ut me rezultat 34:24. Kështu KEK-u i Obiliqit edhe edicionin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë.
Pjesa e parë ishte plotësisht e barabartë, ndërsa në epërsi ishin herë njëra e herë skuadra tjetër.
Shkëputja e Vëllaznimit u bë në fillimin e pjesës së dytë. Epërsia e skuadrës gjakovare sa shkonte e rritej dhe në fund ishte dhjetë gola.
Edona Radoniqi i shënoi 12 gola për Vëllaznimin, ndërsa nga tetë i kishin Bora Zejnullahu e Arona Kalludra.
Elona Grajçevci i shënoi 12 gola për KEK-un. Tetë i shënoi Nazife Asllani e katër Albulena Tërbunja.