Me ndeshjet e xhiros së dhjetë fillon stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Ferizaj – Prishtina konsiderohet kryendeshja e xhiros së dhjetë. Kjo ndeshje luhet të dielën nga ora 17:00. Të dielën është edhe takimi Samadrexha – Istogu. Kjo ndeshje luhet prej orës 15:00. Kampioni dhe lideri, Istogu, është favorit i madh në ndeshjen në Samadrexhë.
Të shtunën janë dy ndeshje. Prej orës 15:00 është derbi gjakovar mes Vëllaznimit dhe Shqiponjës. Ndërsa prej orës 17:00 takohen Vushtrria e Jusuf Gërvalla. Vushtrriaset llogarisin në dy pikë të reja nga kjo sfidë. Ndeshja Kastrioti – Dukagjini luhet të enjten prej orës 18:30.