Pos ndeshjeve evropiane të Istogut në fundjavë luhen edhe tri takime të javës së tetë të Superligës së hendbollisteve. Kështu të shtunën janë ndeshjet Vëllaznimi – Kastrioti (13:45) dhe Vjosa – Jusuf Gërvalla (12:30). Të dielen është ndeshja Drita – Prishtina që nis në ora 13:30.
Dy ndeshje luhen më vonë, më 19 apo 20 nëntor. Istogu luan ndeshje evropiane dhe për këtë ndeshja e kësaj skuadre me Samaderxhën është shtyrë për pak ditë. Me kërkesë të Vushtrrisë është shtyrë edhe kryendeshja Shqiponja – Vushtrria. Vushtrria i ka dy lojtare te Istogu për ndeshjet evropiane dhe për këtë ka kërkuar të shtyhet takimi me kampionin.
Këtë vikend luhet edhe xhiroja e shtatë në Ligën e Parë të femrave. Të shtunën janë dy ndeshje: Verona – Ferizaj (17:00), Ulpiana – Dukagjini (11:00). Ndeshjet tjera janë të dielen: Deçani – Trepça (11:30), Prizreni – Llapusha (14:30), CLICK – KEK-u (18:00).