Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Holdhaus merr mostrat e lojtarëve të Kosovës, mban seminar për anti-dopingun

Në prag të ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2023 me Belgjikën, në Kosovë ka qëndruar kreu i njësisë anti-doping të EHF-së, profesori Hans Holdhaus.
Holdhaus gjatë qëndrimit në Kosovë ka marrë mostrat e lojtarëve të Kombëtares sonë për t’i analizuar për doping eventual.
Qëndrimin në Kosovë ai e ka shfrytëzuar për të mbajtur një trajnim për anti-dopingun. Holdhaus ka ligjëruar para trajnerëve të Kombëtares, por edhe para trajnerëve të tjerë të hendbollit si dhe para lojtarëve të Kombëtares tonë.
Lojtarët dhe trajnerët kanë marrë informata të rëndësishme për listën e substancave të ndaluara dhe ndryshimet e fundit në këtë listë.