Humbim por shfaqim ndeshje të madhe

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka humbur ndeshjen kualifikuese për Euro 2022. Të mërkurën mbrëma në Prishtinë, Kosova u mposht nga Mali i Zi me rezultatin 27:22.

Përkundër humbjes, djemtë tanë shfaqën ndeshje të madhe. Ishte një përballje titanësh me luftë të pakompromis deri në minutat e fundit. Djemtë tanë kanë shfaqur vlera ndaj malazezëve që paraqiten në nivele të larta evropiane. Kombëtarja ka dëshmuar se tashmë është e konsoliduar, ndërsa kualifikimi në ndonjë ngjarje të madhe është çështje kohe.

Falenderojmë djemtë për angazhimin maksimal dhe gjithë opinionin për përkrahjen e jashtëzakonshme.

Lajme tjera