IHF: Spanjës i merret kampionati nëse nuk respektohen simbolet e Kosovës

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) ka reaguar menjëherë pas letrës që i ka dërguar Federata e Hendbollit të Kosovës, lidhur me diskriminimin gjatë ceremonisë së shortit për Botërorin e juniorëve që mbahet në korrik në Spanjë. Spanjollët në ceremoninë e shortit nuk kanë shfaqur flamurin e Kosovës,  por e kanë paraqitur Kosovën me logo të FHK-së. Reagimi i Federatës tonë ishte i menjëhershëm dhe i ashpër dhe IHF-ja nuk ka qëndruar duarkryq.

Në një letër që drejtori gjeneral i IHF-së, znj. Amal Khalifa ka dërguar të enjten në adresë të FHK-së, është bërë e qartë që Spanjës do t’i merret e drejta e organizimit të kampionatit botëror nëse nuk garanton se flamuri dhe himni i Kosovës do të shfaqen gjatë kësaj ngjarje të madhe. Autoritetet spanjolle kanë afat deri në fillim të qershorit të japin këtë garanci. Nëse kjo nuk ndodhë atëherë kampionati botëror do të mbahet në një vend tjetër. Kështu IHF-ja i ka dalur në mbrojtje trajtimit të barabartë të të gjitha vendeve pjesëmarrëse në botëror.

“Dëshirojmë t’iu informojmë që IHF-ja është në kontakt të afërt me Federatën e Hendbollit të Spanjës dhe me Komitetin Olimpik të Spanjës. IHF-ja qartë i ka komunikuar Federatës së Hendbollit të Spanjës dhe Komitetit Olimpik të Spanjës që flamuri juaj kombëtar duhet të shfaqet dhe himni juaj kombëtar duhet të intonohet gjatë Kampionatit Botëror të Juniorëve 2019.

IHF-ja ka dhënë afat deri në fillim të qershorit për organizatorin të sigurojë kushtet e përmendura. Në të kundërtën, Kampionati Botëror i Juniorëvë do t’i ipet një federate tjetër nacionale. Natyrisht do t’iu informojmë për të rejat”, thuhet në letrën e IHF-së. Shkresa e derguar nga IHF: /uploads/190523_Spain 2019_KOS national symbols.pdf

Lajme tjera