Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Interesim i madh në seminarin për trajnerë e gjyqtarë

Në Prishtinë është duke u mbajtur seminari për gjyqtarë, vëzhgues e trajnerë, ndërsa interesimi për të është shumë i madh. Plot 120 trajnerë, gjyqtarë e vëzhgues janë duke i ndjekur punimet e seminarit që është vlerësuar shumë i suksesshem dhe me rëndësi të madhe për njerëzit e hendbollit në prag të fillimit të edicionit të ri të garave.

Seminarin e ka hapur kryetari i Shoqatës së Gjytarëve të Hendbollit të Kosovës, Fahredin Hashani, ndërsa në emër të Bordit të FHK-së ka folur Shqipe Bajçinca.

Në seminarin qëndror po ligjëron Dragan Nachevski, lektor nga Federata Evropiane e Hendbollit. Sot do të bëhet edhe licencimi i trajnerëve, ndërsa gjyqtarët i janë nënshtruar dhe do t’i nënshtrohen testimeve.  I dërguari I EHF-së, Nachevski ka ligjëruar për ndryshimin e rregullave të hendbollit dhe praktikimin e tyre.