Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu e Ferizaj më 18 korrik mësojnë kundërshtarët evropianë

KHF Istogu dhe KHF Ferizaj do të garojnë në Kupën Evropiane (EHF European Cup) për hendbolliste në edicionin 2023/2024.
Istogu e Ferizaj janë në mesin e 64 skuadrave të Kupës Evropiane. Të gjitha do ta fillojnë garimin prej raundit të dytë.
Ndeshjet e para janë më 23 e 24 shtator, ndërsa të kthimit më 30 shtator e 1 tetor.
Shorti për raundin e dytë do tërhiqet më 18 korrik në Vjenë.
Në short, kampioni Istogu do të jetë bartës. Ndërkohë Ferizaj do të jetë në mesin e skuadrave jobartëse.

Lajme tjera