Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu e humb ndeshjen e parë në Bjellorusi

Hendbollistet e Istogut nuk kanë mundur të bëjnë shumë në ndeshjen e parë që e luajtën në Bjellorusi.

Përkundër angazhimit, kampioni jonë të premten humbi nga Gomeli i Bjellorusisë me rezultat të lartë, 45:13. Pas pjesës së parë rezultati ishte 22:7 për Gomelin. Ndeshja është luajtur në Gomel të Bjellorusisë para rreth 800 shikuesve.

Kjo ishte ndeshja e parë e rrethit të parë të Kupës së EHF-së. Ndeshja e dytë luhet të shtunën nga ora 16:00. Istogu për herë të parë po paraqitet në Kupën e EHF-së. Dy herë ka luajtur në Kupën Sfiduese, ndërsa vjet kaloi një kundërshtar dhe zuri vend në mesin e 16 më të mirëve të kësaj gare.

Kupa e EHF-së është nivel më i lartë, ndërsa Istogu nuk ka patur fat në short, duke u përballur me klubin e fuqishëm bjellorus.

Gomel – Istogu 45:13 (22:7)

Istogu: Ujkiq 3, Milatoviq, Gashi, Shatri, Muratoviq 8, L. Zogaj, D. Zogaj, Rugova 2, Shehdadi, Fejzaj, F. Rexhaj, Halitaj, D. Rexhaj, V. Rexhaj, Ahmetxhekaj, Hetemi