Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu e mbyll me fitore bindëse

Hendbollistet e Istogut e kanë mbyllur me fitore bindëse stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës. Istogaset të dielen në Gjilan e mposhtën Dritën me rezultat 43:20, në ndeshjen e mbetur të javës së nëntë të Superligës.

Istogu është paraqitur pa katër lojtare të rëndësishme, që janë të lënduara, por arriti lehtë te fitorja. Elma Kameri ishte e pandalshme duke shënuar plot 21 gola. 11 gola i shënoi Pranvera Ferataj. Te Drita më efikasja ishteBleona Rexhepi me 6 gola.
Istogu në këtë ndeshje ishte vendas, por në mungesë të palestrës në Istog dhe të termineve në Pejë, ndeshja u luajt në Gjilan.

Kështu Istogu e mbyll pjesën e parë të kampionatit në vend të parë me 16 pikë, sa i ka edhe Vushtrria. Të dy skuadrat kanë bilanc prej tetë fitore e një humbje. Vendet tre e katër i mbajnë Shqiponja e Kastrioti me nga 13 pikë kurse pas tyre është Prishtina me 12 pikë. Në pranverë pritet garë e fortë për titull të kampionit.

Istogu – Drita 43:20 (24:10)

Istogu: V. Rexhaj 1, F. Rexhaj 1, Halitaj 1, Ahmetxhekaj, Berisha 5, Shatri 3, Kameri 21, Ferataj 11, Shehdadi, Rugova.

Drita: R. Kqiku 1, Hyseni, Pajaziti 2, E. Daku 3, Vokshi 4, Sadiku, R. Kqiku, Rexhepi 6, Krasniqi 4, A. Daku.