Istogu e nisë me fitore të thellë mbrojtjen e titullit, Shqiponja fiton derbin gjakovar

Istogu e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit të kampionit të Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të shtunën, Istogu fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat bindës, 34:16. Ndeshja është luajtur në palestrën në Istog dhe i ka takuar xhiros së parë të Superligës.
Istogu ka nisur herët shkëputjen dhe ka arritur fitore të pritur.
Të shtunën u luajtën edhe dy ndeshje tjera të xhiros së parë. Ndeshja më interesante u zhvillua në Gjakovë, ku u përballën dy skuadrat e këtij qyteti. Shqiponja fitoi ndaj Vëllaznimit me një gol dallim, 22:21.
Ndërkohë Vushtrria nuk ka lejuar befasi duke fituar në udhëtim ndaj Jusuf Gërvallës. Ndeshja në Deçan përfundoi me rezultatin 34:28 në të mirë të vushtrriaseve.
Dy ndeshje tjera janë të dielën.

Lajme tjera