Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu e Vushtrria e mbyllin me fitore

Istogu e Vushtrria kanë shënuar fitore në javën e fundit të stinorit vjeshtor të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Të shtunën në kuadër të javës së nëntë, kampioni aktual, Istogu fitoi ndaj Dritës me rezultat 30:21. Pas pjesës së parë dallimi ishte shtatë gola (17:10) në të mirë të istogaseve. Me fitore, Istogu ka dalur në vend të parë me 16 pikë, por ka një ndeshje më shumë se Ferizaj që të dielen e luan derbin me Prishtinën. Ferizaj po ashtu i ka 16 pikë. Drita mbetet e fundit, në pritje të pikës së parë.

Bindshëm ka fituar edhe Vushtrria ndaj Kastriotit të Ferizajt, me rezultat 33:19. Që në pjesën e parë vushtrriaset krijuan epërsi prej 10 golave, 18:8. Me 14 pikë, Vushtrria renditet e treta. Kastrioti është i pesti me 8 pikë.

Të dielen pos derbit Ferizaj – Prishtina (18:00) është edhe ndeshja në mes të Samadrexhës e Vëllaznimit (18:00).

Ndeshja Shqiponja – Jusuf Gërvalla është luajtur para një jave. Fitore shënoi Jusuf Gërvalla me rezultat 24:22.

Istogu – Drita 30:21 (17:10)

Istogu: Shehdadi, Rexhaj, Ahmetxhekaj, Halitaj 4, Shatri 2, Berisha 3, Gashi 6, D. Rexhaj, Rugova 1, F. Rexhaj 7, Ujkiq 6.

Drita: Ibrahimi, Isufi, Baftjari 8, Vokshi 4, Hyseni 2, Jashari 4, Reqani 3.

Vushtrria – Kastrioti 33:19 (18:8)

Vushtrria: Kelmendi, Gubetini, Berisha, Avdiu 4, Zymeri 2, Preniqi 1, Mehmeti, Paci 12, D. Rrahmani 1, B. Rrahmani 1, R. Gubetini 2, Selaci, Kasumi 10, Tahiri.

Kastrioti: Gurgurovci 1, Dinarica, E. Reçica 7, Misini, Gashi, S. Reçica, E. Salihu 7, Krasniqi, A. Salihu 3, Hyseni, V. Gashi 1, Beqiri, Stagova.